
Ministri i Financave, Hekuran Murati është duke raportuar para anëtarëve të Komisionit hetimor për krizën energjetike, shkruan Insajderi.
Nga takimi i këtij komisioni, Murati ka deklaruar se subvencionimi i Qeverisë për rrymën ka ndikuar që energjia elektrike të jetë më e lirë sesa në Shqipëri.
“Nga 90 milionë euro sa është premtimi, tashmë janë alokuar 60 milionë”, ka thënë Murati
Ai është zotuar se premtimi i Qeverisë do të përmbushet në tërësi.
“Nëse e marrim Shqipërinë si rast konkret, kemi rastin ku është shtuar edhe atje blloku tarifor. Nëse i krahasojmë tarifat, tarifat nën 800 KWh kushton 6 cent, ndërsa në Shqipëri 12 cent“, u shpreh ministri.
Po ashtu ai tha se edhe tarifat mbi 800 KWh në Kosovë janë më lirë sesa në Shqipëri.