×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Ministri i parë në botë për Inteligjencën Artificiale

    Insajderi
    31 October 2017 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    27-vjeçari Omar bin Sultan Al-Olama ka hyrë në histori si ministri i parë në botë i Inteligjencës Artificiale. Janë Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) i pari shtet që formuan një dikaster të ri në kabinetin qeveritar, në krye të të cilit emëruan një ministër “përgjegjës për inteligjencën artificiale”.

    Ai është 27-vjeç dhe quhet Omar bin Sultan Al-Olama. Në mesin e detyrave të ministrit 27-vjeçar, i cili më herë ndodhej në detyrën e “drejtorit përgjegjës për të ardhmen” në Kryeministri, do të jenë edhe monitorimi nga afër i zhvillimeve në teknologjinë e inteligjencës artificiale, fushat e përdorimit të saj dhe siguria e kësaj teknologjie.

    Emiratet e Bashkuara Arabe më herët publikuan edhe strategjinë e tyre të inteligjencës artificiale deri në vitin 2031.

    Ky vend, i cili krahas vizionit të ri dhe inteligjencës artificiale, në strategjinë e saj ka përfshirë edhe çështjet si robotët, makinat autonome (pa pilot), dronët dhe kolonizimin e Marsit, synon që deri në vitin 2021 të digjitalizoj të gjitha veprimet që kryhen me letra, deri në vitin 2030 ta automatizoj 25% të rrjetit të transportit në Emirat me makina autonome, deri në vitin 2050 të prodhoj 75% të energjisë nga burimet e pastra dhe madje deri në vitin 2117 ta kolonizojë Marsin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark