Ministri Peci arsyeton punësimin e motrës së Sveçlës: Çdo i dyti është përkrahës i VV-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ministri Peci arsyeton punësimin e motrës së Sveçlës: Çdo i dyti është përkrahës i VV-së

    Insajderi
    26 April 2022 - 22:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht kur motra e Xhelal Sveçlës, Magbule Hyseni, ishte punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

    Ndërkaq, i ftuar në emisionin Prime Time, ministri i bujqësisë, Faton Peci tha se këtë informacion e kishte dëgjuar nga mediat, më saktë në studio televizive.

    Ministri Peci tha se sipas informacioneve që posedon ai, Hyseni ka përvoje mbi 10 vjeçare me organizata ndërkombëtare.

    “Unë ketë e kam dëgju në studio televizive, për hirë të korrektësisë pra për punësimin e motres së Xhelal Sveçlës unë kam dëgju në studio televizive, kam shtru pjesën e interesimit për të. E dyta motra e ministrit Sveçla, në bazë të informacioneve që unë posedoj dikun për 15-20 ka punu në organizata ndërkombëtare dhe tash e punësume në një projekt të Bankës Botërore që funksionon ose që ka partneritet me ministrinë e Bujqësisë.

    Madje sipas tij kjo nuk është për tu çuditur pasi çdo i dyti person është përkrahës i VV-së e Listës Guxo.

    “Njëkohësisht wshtw e rëndësishme të nënvizohet që në zgjedhjet e fundit nacionale çdo i dyti ka qenë përkrahës i Vetëvendosjes dhe Listës Guxo, dhe mbi bazën e preferencave ose përkrahjes politike që qytetarët e kanë bo ne nuk mund ti persekutojmë 50 % të qytetarëve në aspektin e punësimit”, tha ministri Peci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark