Ministri Reçica priti në takim ambasadorin e Kuvajtit në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Reçica priti në takim ambasadorin e Kuvajtit në Kosovë

    Insajderi
    12 April 2018 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri, z. Fayez Mishari Al Jassim, të cilin e informoi rreth gjendjes aktuale sa i përket angazhimeve dhe planeve të MPMS-së, në fushat përkatëse.

    Ministri Reçica e falënderoi ambasadorin e Kuvajtit për përkrahjen e vazhdueshme që shteti i Kuvajtit po i jep Republikës së Kosovës në të gjitha  proceset  e saj më të rëndësishme.

    Nga ana tjetër, ambasadori Fayez Mishari Al Jassim falënderoi ministrin Reçica për pritjen dhe takimin konstruktiv dhe ritheksoi edhe njëherë mbështetjen e pa rezervë të shtetit të Kuvajtit për Republikën e Kosovës.

    Ministri Reçica dhe Ambasadori Fayez Mishari Al Jassim u dakorduan për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në çështjet prioritare, nëpërmjet bashkërendimit të veprimeve në fusha përkatëse dhe shikimin e mundësive të bashkëpunimit të përafërt me shtetin e Kuvajtit në fushën e punësimit dhe mirëqenies se qytetarëve në përgjithësi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    02 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark