Ministri Rrahmani dhe Rrjeti i Grave biesdojnë për projekte shëndetësore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Rrahmani dhe Rrjeti i Grave biesdojnë për projekte shëndetësore

    Insajderi
    19 April 2016 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Imet Rrahmani, ka pritur sot në takim Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës, me të cilat është biseduar për nevojat e grave për kujdes cilësor e shëndetësorë.

    Ministri Rrahmani ka njoftuar grupin e grave për projektet që janë duke u realizuar në bashkëpunim me donatorët e MSh-së, ku për qëllim kanë përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës, duke i dhënë theks të veçantë ndërtimit të Spitalit Pediatrik-Kirurgjik.

    Rrahmani mirëpriti iniciativën e grupit për hulumtimin e nevojave të rritjes së cilësisë së kujdesit shëndetësorë te gratë, me ç’rast i ka ofruar RrGGK edhe Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila do të lehtësonte realizimin e këtij projekti, thuhet në një komunikatë për media nga MSh.

    Në anën tjetër e Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ka falënderuar Ministrin Rrahmani, për pritjen dhe gatishmërinë e tij për të mbështetur propozim-projektin, duke theksuar se të dhënat e hulumtimit të projektit, do të ndihmojnë MSh-në, të përmirësojë qasjen në kujdesin shëndetësor cilësor për nëna dhe fëmijë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark