Ministri Rrahmani thotë që Vushtrria u bë me Spitalin më modern në rajon - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Rrahmani thotë që Vushtrria u bë me Spitalin më modern në rajon

    Insajderi
    13 May 2016 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ata u njoftuan në lidhje me renovimet e bëra në këtë institucione dytësor të shëndetësisë, ku pas investimi rreth 7 milionësh nga Emiratet e Bashkuara Arabe, janë rinovuar në tërësi hapësirat, duke u bërë spitali më modernet në rajon.

    Me këtë rast, Ministri Imet Rrahmani, tha se Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shërbimin Spitalor Universitar të Kosovës do të kujdesen që ky investim të shfrytëzohet në dobi të pacientëve.

    “ Ky investim dëshmon se po krijohen mundësi për shërbime cilësore shëndetësore dhe po zvogëlohet mundësia që pacientët të ikin jashtë institucioneve shëndetësore në Kosovë”, theksoi Rrahmani.

    Gjatë vizitës u diskutuan mundësitë që ky Spital të përkrahet edhe me kuadro profesionale, të rritet numri i shërbimeve dhe të shtohet kualiteti, në mënyrë që pacientët të kenë mundësi të marrin shërbimet e kërkuara. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark