Ministri rus: Perëndimi dhe SHBA-ja po punojnë për parandalimin e krijimit të shtetit palestinez – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ministri rus: Perëndimi dhe SHBA-ja po punojnë për parandalimin e krijimit të shtetit palestinez

    Insajderi
    22 December 2023 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska po merr raporte të shumta se Perëndimi, i udhëhequr nga SHBA-ja, është përfshirë edhe një herë në “projekte sekrete” për të parandaluar krijimin e një shteti palestinez.

    “Fatkeqësisht, sot dëgjojmë shumë thashetheme, raportime nga burime anonime se kolegët tanë perëndimorë, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po hartojnë sërish një lloj projektesh sekrete, qëllimi i të cilave është të qetësojnë disi situatën, të parandalojnë bashkimin e Gazës dhe Bregut Perëndimor, krijimin e një shteti palestinez”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp pas takimit të Forumit të Bashkëpunimit Ruso-Arab.

    Lavrov ka thënë se konkluzioni kryesor nga situata aktuale në skenën botërore, “të cilën e ndajnë me miqtë e tyre nga Lidhja e Shteteve Arabe, është se kjo është një ftesë për një krizë tjetër, një konflikt tjetër”, shkruan RIA Novosti.

    Më 7 tetor, Izraeli u sulmua me raketa nga Rripi i Gazës, duke shkaktuar sulme të vazhdueshme në Gaza që ka vrarë të paktën 20 mijë njerëz deri më tani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark