×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ministri serb: Dronët nga Kosova spiunuan ushtrinë serbe, po tentojnë të na monitorojnë

    Insajderi
    02 November 2022 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq ka thënë se e ka zbuluar nga kanë ardhur dronët që kanë spiunuar pozicionet e njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe objektet e caktuara ushtarake.

    Sipas, Vuçeviq dronët kanë ardhur nga Kosova, gjë të cilën e ka mohuar mbrëmë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

    “Nuk mund të ju them se të kujt janë dronët, por mund të ju them se vijnë nga territori i Kosovës. Kjo po ndodhë në kuadër të përpjekjes për të monitoruar aktivitetet e Forcave të Armatosura të Serbisë në territorin që është nën kontrollin tonë. Është krejt e natyrshme që Forcat e Armatosura të kenë programim e tyre të punës dhe të veprojnë sipas udhëzimeve dhe urdhrave të komandantit të përgjithshëm, të kemi në vazhdimësi stërvitje në shkallë të gjerë, nga veriu në jug”, ka deklaruar ministri serb, përcjell Insajderi.

    Tutje, ai ka theksuar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nesër do të vizitojë një pjesë të ushtrisë për të siguruar se stërvitjet ushtarake po shkojnë mirë. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark