
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka mohuar lajmin në media se integrimi i Serbisë në Bashkimin Evropian, do të kushtëzohet më anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Ai para gazetarëve ka thënë se nuk ka asnjë kusht të veçantë nga bashkësia ndërkombëtare lidhur me Kosovën.
“Asnjë sinjal, çfarëdo qoftë ai, formal apo joformal, për ndonjë presion të ri, nuk kemi pasur”, ka thënë Gjuriq duke ka shtuar se “qëndrimi i Serbisë për çështjen e anëtarësimin e Kosovës në organizata, ndryshuar asnjë milimetër”.
Ditë më parë, është raportuar se Gjermania dhe disa shtete tjera, do ta kushtëzojnë anëtarësimin e Serbisë në BE me pranimin e Kosovës në OKB. Ndërsa sot, sektretari gjerman i shtetit, Michael Roth, ka thënë se kusht për Serbinë nërrugën e tyre drejt BE-së është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën. /Insajderi.com