Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se nuk beson që deklarata për respektimin e të gjitha marrëveshjeve e cila do bëhet në samitin e Tiranës do ta ndërgjegjësojë Prishtinën për respektimin dhe përmbushjen e detyrimeve.
“Është bindje e imja personale, dhe mendoj se të njëjtën e ndajnë edhe në Evropë se asgjë nuk do të ndryshojë derisa të jetë Albin Kurti në pushtet”, ka deklaruar Daçiq për televizionin “Prva”.
Ministri serb ka theksuar se Bashkimi Evropian dhe SHBA-të nuk mund ta kontrollojnë “fëmiun” që e kanë krijuar, përcjell Insajderi.
Sipas tij, personazhi që po shkakton probleme është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Duhet të udhëheqim një politikë që askush të mos na akuzojë. Jam i sigurt që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk do të ndryshojë “asnjë grimë” qëndrimet që ka shprehur për çështjen e Kosovës në samitin e Tiranës”.
Ndryshe në Tiranë sot samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. /Insajderi