Ministri Shala në Vatikan – bashkëpunim konkret në fushën e kulturës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Shala në Vatikan – bashkëpunim konkret në fushën e kulturës

    Insajderi
    30 June 2016 - 19:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala është pritur sot në Vatikan nga kardinali Gianfranco Ravasi, Kryetar i Këshillit Papnor për Kulturë në Vatikan.

    Në një njoftim për media nga Ministria e Kulturës bëhet e ditur se në takim u bisedua për një varg çështjesh të interesit të përbashkët, veçmas për hapësirat që ekzistojnë për bashkëpunim kulturor ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit.

    Kardinali Ravasi shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucioneve kulturore të Vatikanit për bashkëpunim në fusha specifike që kanë të bëjnë me kulturën.

    “Të ketë bashkëpunim sidomos të institucioneve kulturore të Kosovës me Muzeun e Vatikanit, me Universitetin Papnor Urbaniana, atë Gregorian, me Bibliotekën e Vatikanit dhe Bibliotekën Apostolike, arkivat, si dhe me Institutin e Konservimit të Librit”, thuhet në njoftim.

    Në anën tjetër, ministri Shala shprehu falënderimet e tij për pritjen dhe u shpreh se bashkëpunimi konkret në fushën e kulturës ndërmjet Kosovës dhe institucioneve kulturore të Vatikanit, është i rëndësishëm p ër Kosovën dhe të ardhmen e saj.

    “Ministri Shala po ashtu shtroi nevojën që Kosova, si shtet i ri, të bëhet pjesë e organizatave relevante ndërkombëtare, meqë kjo ndikon në ruajtën e pasurisë kulturore të Kosovës dhe në njohjen e saj si vlerë për të gjithë”, thuhet në fund të njoftimit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark