Ministri Sveçla: Janë arrestuar dy serbë për sulme ndaj zyrtarëve policorë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ministri Sveçla: Janë arrestuar dy serbë për sulme ndaj zyrtarëve policorë

    Insajderi
    10 December 2022 - 08:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se janë arrestuar dy qytetarë serbë për sulm ndaj zyrtarëve policor.

    Ai ka shtuar se arrestimi i tyre është bërë dje dhe sot.

    “Sulmet që cënojnë sigurinë e vendit tonë, ndaj qytetarëve dhe ndaj zyrtarëve policorë janë të pa pranueshme. Duhet angazhim i gjithsecilit që kryesit e këtyre veprave, pa dallim etnie, të sillen sa më parë para drejtësisë. Policia e Kosovës dje ka arrestuar një qytetar të etnisë serbe për sulm ndaj zyrtarëve policor dhe sot është arrestuar një tjetër qytetar i etnisë serbe i cili po ashtu ka qenë në kërkim për sulme ndaj zyrtarëve policor”, shkruan ai në Facebook.

    Tutje ai ka shtuat se të gjithë kryesit e veprave kriminale e terroriste të sillen para drejtësisë

    “Siç edhe jemi zotuar në vazhdimësi, lufta jonë kundër krimit dhe rritja e sigurisë për qytetarët pa dallim nuk kanë alternativë. Do të vazhdojmë angazhimin maksimal që të gjithë kryesit e veprave kriminale e terroriste të sillen para drejtësisë. Me përkushtimin e të gjitha institucioneve, gatishmërinë e zyrtarëve policor dhe bashkëpunimin qytetar, do i’a dalim mbanë”, përfundon statusi i tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark