Ministri Sveçla merr rrugën për Veri, kjo është arsyeja – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ministri Sveçla merr rrugën për Veri, kjo është arsyeja

    Insajderi
    12 November 2022 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar pikën kufitare në Jarinjë, ku u takua me zyrtarët policorë dhe ata të doganës.

    Ai, përmes një postimi në Facebook, tha se vendosmëria e të gjithë zyrtarëve për të garantuar sundim të ligjit në Kosovë, janë garanci për ruajtjen e paqes.

    “Sot vizitova pikën e kalimit kufitar në Jarinjë, stacionin e policisë kufitare atje si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë ku takova zyrtarët dhe përgjegjësit policor si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës. Vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës dhe për të shërbyer e mbrojtur qytetarët tanë pa dallim, janë garanci për ruajtjen e paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark