Ministri turk vozit 225 km në orë- I publikohet videoja, dënohet nga policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ministri turk vozit 225 km në orë- I publikohet videoja, dënohet nga policia

    Insajderi
    26 August 2025 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri turk i Transportit gjobitet për tejkalim të shpejtësisë pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale.

    Abdulkadir Uraloglu është ndëshkuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi publikoi në platformën X një video ku shfaqej duke ngarë me shpejtësi të lartë në një autostradë pranë Ankarasë.

    Në videon, e cila përmbante muzikë popullore dhe fragmente nga fjalimet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, shihej qartë se automjeti po lëvizte me shpejtësi nga 190 deri në 225 km/orë — ndonëse kufiri i lejuar në atë rrugë është 140 km/orë.

    Disa orë më pas, Uraloglu e ripostoi videon duke konfirmuar se ishte gjobitur për shkeljen.

    Ai ndau gjithashtu kopjen e njoftimit zyrtar të policisë, ku deklarohej se po udhëtonte me 225 km/orë dhe për këtë ishte ndëshkuar me një gjobë prej 9,267 lira turke apo 194 euro.

    “Po kontrolloja autostradën Ankara–Nigde dhe pa dashje e tejkalova shpejtësinë për një periudhë të shkurtër. Me postimin e videos, në fakt, e denoncova vetveten,” shkroi ministri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark