Ministria e Ambientit akuzon Komunën e Prishtinës se po lejon ndotjen e ajrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Ambientit akuzon Komunën e Prishtinës se po lejon ndotjen e ajrit

    Insajderi
    29 January 2017 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një muaj pasi u paralajmëruan masa për përmirësimin e cilësisë së ajrit në kryeqytet, nuk ka ndryshuar asgjë.

    Çdo të dytën ditë, shkalla e cilësisë së ajrit i tejkalon perimetrat e normales, duke krijuar një mjedis të ndotur dhe të rrezikshëm për shëndetin, raporton KTV.

    Plani i veprimit i miratuar në Qeveri, nuk po zbatohet nga akterët e thirrur siç janë Ministria e Infrastrukturës, ajo e Tregtisë dhe Industrisë si dhe Komuna e Prishtinës.

    Në Ministrinë e Mjedisit thonë se Komuna e Prishtinës lejon që makinat e rënda të qarkullojnë gjatë ditës nëpër qytet, gjë që është e ndalur, ndërsa nuk po kontrollon as ekonomitë familjare, të cilat ngrohen me thëngjill.

    Por, në Komunën e Prishtinës thonë se është në kompetencë të nivelit qendror që të ndërmarrë masa, pasi ndotësit më të mëdhenj janë veturat e vjetra.

    Mosveprimi i përmirësimit të cilësisë së ajrit po ndikon edhe në shëndetin e qytetarëve, që sipas mjekëve, numri i tyre vazhdimisht po rritet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    10 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark