×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ministria e Armend Mehajt i pranon mbi 145 mijë euro derivate kundër Ligjit

    Insajderi
    31 May 2022 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Armend Mehaj i ka pranuar mbi 145 mijë e 026 euro derivate pa praninë e komisionit të autorizuar.

    Kështu ka gjetur Audutori i shtetit gjatë hetimit që e ka bërë në këtë dikaster të sigurisë, shkruan Gazeta Insajderi

    Sipas rregullave për shpenzimin e parasë publike pranimi i mallrave apo shërbimeve duhet të bëhet nga zyrtari ose komisioni i autorizuar.

    Raporti i pranimit të mallit nga zyrtari i autorizuar më pas duhet t’i dorëzohet zyrës për buxhet dhe financa së bashku me kontratën dhe urdhërblerjen.

    Por, kjo procedurë nuk ka ndodh në ministrinë e Mbrojtjes.

    “Ne identifikuam se në tri pagesa të furnizimeve me derivate për ngrohje dhe për gjeneratorë në vlerë 145,026€, pranimi i tyre ishte bërë nga një zyrtar e jo nga komisioni për pranimin e mallit/furnizimit”, thuhet në raportin e sivjetshëm të Auditorit të Përgjithshëm, transmeton Gazeta Insajderi.  

    “Sasia e furnizimeve me derivate sillej nga 500 – 12,000 litra për një furnizim (brenda një muaji kishte disa furnizime), dhe ishte në njësi (regjione) të ndryshme të Ministrisë”.

    Kjo ka ndodhur për shkak të mos formimit të komisionit për pranimin e mallrave/furnizimeve, dhe sipas Auditorit “pranimi i derivateve në sasi të mëdha vetëm prej një zyrtari e jo nga komisionet e pranimit, rrit rrezikun e pranimit të furnizimeve jo sipas sasisë dhe cilësisë së kontraktuar”.

    Auditori rekomandon ministrin Armend Mehaj që në bashkëpunim me personat përgjegjës të sigurojë që pranimet e furnizimeve me derivate për ngrohje dhe gjeneratorë të cilat janë në sasi të konsiderueshme të bëhen nga komisionet prej së paku tre anëtarëve./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark