×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ministria e Arsimit është një fatkeqësi kombëtare”

    Insajderi
    20 November 2021 - 08:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Akademiku Artan Fuga, e konsideroi Ministrinë e Arsimit si “fatkeqësi kombëtare”.

    “Në gjendjen që ka këto vite, Ministria e Arsimit është një fatkeqësi kombëtare. Është fatkeqësi kombëtare me atë që po bën. Kaq. Unë nuk kam asgjë me mësuesit, jam vetë mësues, por imagjinoni: akoma tekstet janë tekste në letër. Platformën e shkollës e ke akoma në letër, pra je 5 shekuj mbrapa. Këtu duhet një revolucion i paparë. Mësimi “online” gjatë pandemisë u pa si fatkeqësi. Kam dy vite që bërtas e them se krizat kthehen burim emancipimi të jashtëzakonshëm. Njerëzimi është zhvilluar në momentet e krizave, jo të mirëqenies e bollëkut. Kush e kuptoi? Tërë kohën thonin se nuk bëhet mësimi “online”. Po nuk dite të përdorësh teknologjinë, sigurisht që nuk bëhet”, tha Fuga.


    Në lidhje me mësuesit, Fuga shpjegoi: “Të rinjve u duket sikur të rriturit flasin shumë gjatë, sikur e stërhollojnë gjënë, mërziten… I gjithë brezi duhet të kuptojë që ka ndryshuar psikologjia. Unë mërzitem shumë kur dëgjoj mësues e prindër kur thonë se “me këta nuk bëhet sepse e kanë mendjen te telefoni”. Nuk është ashtu. Nuk mund të hidhet faji te rinia. Një historian i medias e kupton këtë. Edhe kur kaluan njerëzit nga shkrimi me pendë pate në penë metalike, thanë “u prish bota”. Tërë kohën kështu ndodh dhe mjerë ai që qëndron i ngurtësuar te e kaluara. Unë mendoj që mësuesit kanë mendësi, metodë dhe botëkuptim të prapambetur në raport me kulturën dhe shkencën e sotme. E di që mësuesve u mbetet hatri, por unë jam edhe vetë brenda”./a2cnn

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark