Ministria e Brendshme me 14 vetura të pa regjistruara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Brendshme me 14 vetura të pa regjistruara

    Insajderi
    25 May 2016 - 08:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), institucioni qeveritar që bën regjistrimin e të gjitha automjeteve në Kosovë duke ia dhënë vulën e fundit për të dalë në komunikacion, i ka në qarkullim disa vetura të paregjistruara.

    Kjo për faktin se veturave zyrtare u ka skaduar sigurimi, përderisa procedurat tenderuese të prokurimit ende nuk kanë përfunduar.

    Në Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” se aktualisht janë 14 vetura të paregjistruara.

    “Deri në këtë moment në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë të paregjistruara 14 vetura. Kjo për shkakun se procesi i përmbylljes së procedurës së prokurimit ende nuk ka përfunduar. Sidoqoftë, ligjet relevante në fuqi në Republikën e Kosovës kanë paraparë mundësi për zgjidhjen edhe të këtyre situatave, andaj MPB-ja do të procedojë më tutje në përputhje me ligjet në fuqi dhe assesi ky proces nuk do të ndikojë në ushtrimin e detyrave zyrtare dhe misionit të MPB-së”, ka bërë të ditur për “Zërin” Zyra për informim e MPB-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark