×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Drejtësisë kërkoi largimin e Atillës nga BBVK, Zeka: A ka njeri më të dhunshëm sesa Albulena Haxhiu?

    Insajderi
    05 November 2024 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka reaguar pas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë për largimin e banorit Atilla Kardesh, të denoncuar për dhunë fizike ndaj Drenusha Latifit.

    Zeka, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka shtruar pyetjen nëse ka njeri më të dhunshëm sesa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shkruan Insajderi.

    Kam vetem nje pyetje: A ka njeri ma te dhunshem ne Kosove se sa Albulena Haxhiu?! Ajo e ka pas kalle flake Parlamentin e Kosoves. Ajo ka qene e arrestuar, dhe e akuzuar per dhune. Keta nuk e kane hallin e Drenushes, po krejte dikund tjeter….!!!!”, ka shkruar Zeka.

    Zot ruana prej budalleve qeveritar, dhe prej femrave qe gjithe naten i terrorizojne burrat ose te dashurit e tyre, e diten, per m’u çlodhe nga dhuna e nates, i mbrojne bajagi te drejtate e drenushave…!!!”, përfundon postimi i tij.

    Ministria e Drejtësisë gjatë ditës së sotme ka kërkuar largimin e konkurrentit Atilla Kartesh nga BBVK për shkak se është denoncuar për dhunë fizike nga Drenusha Latifi. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark