Ministria e Drejtësisë ndanë Çmimin Sali Çekaj katër prokurorëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Drejtësisë ndanë Çmimin Sali Çekaj katër prokurorëve

    Insajderi
    13 April 2016 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me propozimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Ministria e Drejtësisë në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë në ndërtimin e sistemit të pavarur të drejtësisë në Kosovë, iu ndau Çmimin për Drejtësi “Sali Çekaj” prokurorëve: Drita Hajdari, Admir Shala, Blerim Isufaj nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nga Fikrije Fejzullahu nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

    Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili ua dorëzoi sot prokurorëve çmimin e ndarë nga Ministria e Drejtësisë, i falënderoi këta prokurorë, duke vlerësuar dhe çmuar punën dhe angazhimin e tyre të palodhshëm në ndërtimin e sistemit të pavarur prokurorial dhe në forcimin e sundimit të ligjit në vendin tonë.

    Ministria e Drejtësisë çdo vit ndanë Çmimin “Sali Çekaj”, me qëllim të promovimit dhe shpërblimit të punës së individëve në fushën e drejtësisë në Kosovë, për kontributin e dhënë në avancimin e çështjeve ligjore me rëndësi, promovimin e të drejtave të njeriut, për arritjet e reja në fusha të ndryshme të drejtësisë, promovim të sundimit të ligjit dhe të arritura tjera./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark