Ministria e Financave hap entitetet për pako ushqimore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Financave hap entitetet për pako ushqimore

    Insajderi
    01 April 2022 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hapur thirrjen për entitetet që ofrojnë shërbime sociale përmes pakove ushqimore, thirrje e cila do të jetë e hapur deri më 7 prill 2022, transmeton Insajderi.

    Në një komunikatë për media bëhet e ditur se vlera e mbështetjes për çdo entitet varet nga kapaciteti dhe intensiteti i entitetit dhe mund të jetë deri në 50 euro për pako ushqimore, ku 70% e vlerës së pakos duhet të jenë produkte vendore.

    Aplikimi për këtë shpallje bëhet përmes e-mail adresës masa3.4@rks-gov dhe do të jetë e hapur për shtatë ditë.

    Për informata më të detajuara lidhur me dokumentet e nevojshme për aplikim, luteni t’i referoheni shpalljes në vegëzën në vijim: https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/2B4DCDBE-3B9F-49CE-895E-1B1227597DBA.pdf

    “Duke qenë të vetëdijshëm se jo gjithmonë mekanizmat shtetërorë kanë efekt gjithëpërfshirës, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave që kanë për synim mbështetjen e familjes, ngritjen e mirëqenies dhe qasjen më të lehtë në shërbime sociale për të gjithë qytetarët”, thuhet në komunikatë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark