Ministria e Financave ndihmon Ferronikelin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Financave ndihmon Ferronikelin

    Insajderi
    23 May 2016 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim stafin menaxhues të Ferronikelit. Në këtë takim u bisedua për gjendjen e kësaj kompanie si dhe për kapërcimin e vështirësive me të cilat po përballet Ferronikeli.

    Sic njoftohet përmes një komunikate për media, ministri Hoti shfaqi pikat në të cilat Ministria e Financave mund të ofroj përkrahje për këtë kompani, sipas të cilit janë ulja e garancionit bankar në harmoni me kërkesën e kompanisë Ferronikeli në momentin e përmbushjes së obligimeve ndaj Doganave të Kosovës.

    “Gjithashtu, është dakorduar që pagesat e tatimit në të ardhura të përmbushen me këste deri në stabilizimin e situatës në tregjet botërore të metaleve. Për më tepër, Ministri Hoti ju ofroj ndihmë shtesë ndaj kërkesave ekzistuese të tyre, më specifikisht, lirimin nga detyrimet doganore të materialeve që ndihmojnë në prodhim”, thuhet në komunikatë.

    “Me këto iniciativa, Ministria e Financave ka përmbushur kërkesat e Ferronikelit si dhe ka ofruar ndihmë shtesë ndaj kërkesave të tyre.:

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark