
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka shpallur sërish konkurs për emërimin e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP). Dyshohet se ky proces është zhvilluar në kundërshtim me ligjin, duke ngritur dyshime për transparencën dhe paanshmërinë e vendimit përfundimtar.
Cilat Janë Shkeljet?
Kohëzgjatja 4-vjeçare e kontratës
LPP përcakton një periudhë maksimale prej 3 vjetësh për kontratat afatgjata. MFPT ka kërkuar një kontratë 4-vjeçare, që është shkelje e qartë e dispozitave ligjore.
Kualifikimi arsimor
LPP kërkon që kandidatët të jenë juristë, ekonomistë ose profesionistë të tjerë me diplomë universitare. MFPT ka përcaktuar në mënyrë kufizuese vetëm Ekonomi (pavarësisht specializimit), Juridik ose Administratë Publike. Ky kufizim mund të interpretohet si diskriminim dhe kufizim i konkurrencës, pasi përjashton profile të tjera që mund të jenë të pranueshme sipas ligjit.
MFPT ka përcaktuar “Diplomë të arsimit të lartë të nivelit të parë (Bachelor)” dhe nuk ka përmendur qartë që edhe një diplomë më e lartë (si Master) është e pranueshme. Kjo mund të krijojë paqartësi dhe potencialisht të përdoret për të përjashtuar kandidatë të kualifikuar me Master.
Mungesa e kërkesës për përvojë në prokurim
LPP kërkon që zyrtarët e prokurimit të kenë përvojë të konsiderueshme në fushën e prokurimit. MFPT nuk e ka vendosur këtë si kriter, çka sjell mospërputhje me kërkesat ligjore dhe mundëson që individë pa përvojë të marrin pozita që kërkojnë ekspertizë të specializuar.
Ministria kishte thënë se për këtë konkurs ka ndjekur dispozitat ligjore që i parasheh Rregullorja për klasifikimin e vendeve të punës në shërbimin civil. Por, Ligji për Prokurimin Publik (LPP) ka fuqi më të lartë se një rregullore e brendshme për sistematizimin e vendeve të punës dhe ka paraparë në mënyrë të veçantë përzgjedhjen e drejtorit ekzekutiv të AQP-së.
Në rendin juridik, aktet ligjore kanë një hierarki të qartë:
Kushtetuta – Akti më i lartë juridik.
Ligjet – Miratohen nga Kuvendi dhe kanë fuqi më të lartë se çdo akt tjetër nënligjor.
Akte nënligjore (Udhëzime, Rregullore, Vendime) – Këto duhet të jenë në përputhje me ligjin dhe nuk mund të e tejkalojnë apo ndryshojnë atë.
Në këtë rast, Ligji për Prokurimin Publik përcakton qartë kriteret për zyrtarët e prokurimit, përfshirë kohëzgjatjen e kontratave, kualifikimet dhe përvojën. Një rregullore për sistematizimin e vendeve të punës e miratuar nuk mund të ndryshojë apo kundërshtojë kërkesat e ligjit.
Çfarë do të thotë kjo për rastin konkret?
Nëse rregullorja ka vendosur kërkesa që bien ndesh me Ligjin për Prokurimin Publik, atëherë është e paligjshme dhe nuk duhet të zbatohet. MFPT nuk mund të justifikojë shkeljet e LPP duke u bazuar në një rregullore, pasi një akt nënligjor nuk ka fuqi mbi një ligj të miratuar nga Kuvendi.
Kërkesat e MFPT nuk janë në përputhje me LPP, ato duhet të rishikohen për të shmangur shkeljet ligjore dhe mundësinë e ankesave nga kandidatët ose institucionet mbikëqyrëse.
Sipas Ligjit Nr. 04/L-042 PËR PROKURIMIN PUBLIK TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, Neni 96 “Emërimi, Largimi dhe Pezullimi i Drejtorit të AQP-së”:
Konkursi herën e parë
Ministria e Financave, në konkursin e shpallur më 24.07.2024, kishte tejkaluar dispozitat ligjore për kriteret kualifikuese, duke lënë anash kriterin e përvojës së punës në fushën e prokurimit dhe duke ndryshuar edhe kohëzgjatjen e mandatit të drejtorit në konkursin e shpallur për Drejtor Ekzekutiv të AQP-së në 4 vjet.
Afati për aplikim ka qenë: 24/07/2024 – 22/08/2024.
Kriteret:
Përvoja e punës e kërkuar:
Ne atë kohe shoqëria civile kishte shkruar:
Ministria e Financave ka tejkaluar dispozitat ligjore për kriteret kualifikuese, duke lënë anash kriterin e përvojës së punës në fushën e prokurimit, dhe duke ndryshuar edhe kohëzgjatjen e mandatit të drejtorit ne konkursin e shpallur per Drejtor Ekzekutiv te AQP-se
Ministria kishte thëne se për këtë konkurs, ka ndjekur dispozitat ligjore që i parasheh Ligji për Zyrtarët Publik dhe Rregullorja për klasifikimin e vendeve të punës në shërbimin civil.
“Para shpalljes së cilës do pozitë së pari rishikohet baza ligjore dhe të gjitha kërkesat e përgjithshme specifike dhe ato formale për pozitën, andaj ju informojmë se shpallja e konkursit për Drejtor të Autoritetit Qendror të Prokurimit është bërë në pajtim me të gjitha dispozitat e aplikueshme ligjore.Disa prej dispozitave të aplikueshme ligjore janë: Ligji Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik, Neni 49 – Emërimi dhe mandati në pozitën e nivelit të lartë drejtues dhe Rregullorja (QRK) Nr. 06/2024, pika IV që parasheh edhe kërkesat e përgjithshme formale për pozitën Drejtues i Lartë.”
Por, sipas shoqërisë civile, AQP-ja është themeluar me Ligjin për Prokurimin Publik dhe dispozitat e përmendura nga ministria nuk vlejnë. Pra pozita dhe mandati i drejtorit ekzekutiv duhet të jetë në përputhje me Ligjin për Prokurimin.
Konkursi për drejtor ekzekutiv të Agjencisë Qendrore të Prokurimit qëndroje hapur deri me 22 gusht, teksa u hapë pas 3 vjetësh funksionimi me ushtrues detyre. Konkursi u anulua.
Ministra e financave sot ka ri–shpallur konkursin për Drejtor te AQP.
Kriteret herën e dyte– shpallur sot, 19.03.2025
Me mandat 4 vjeçar
Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor): Ekonomi (pavarësisht nga specializimi), Juridik apo Administratë Publike.
Përvoja e punës e kërkuar:
Së paku tetë (8) vite përvojë pune profesionale duke përfshirë njërën nga kërkesat në vjimin:
c.1.) pesë (5) vite përvojë pune në pozita drejtuese, ose
c.2.) katër (4) vite përvojë punë në pozita drejtuese dhe diplomë të nivelit të dytë të arsimit të lartë (master), ose.
c.3.) tre (3) vite përvojë punë në pozita drejtuese dhe diplomë të nivelit të tretë të arsimit të lartë (doktoraturës). /Demokracia.com/