Ministria e Infrastrukturës tregon për gjendjen e rrugëve nga bora - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ministria e Infrastrukturës tregon për gjendjen e rrugëve nga bora

    Insajderi
    07 February 2022 - 17:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se janë angazhuar ekipet për pastrimin e borës në rrugët regjionale, nacionale dhe autoudhë.

    Kjo është bërë e ditur nga Hysen Durmishi nga kjo ministri, i cili përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se pas reshjeve të borës në vendin tonë, kompanitë e mirëmbajtjes verore dhe dimrore të kontraktuara nga MMPHI, janë angazhuar për pastrimin e borës.

    Postimi i plotë:

    Të dashur qytetarë

    Me të filluar reshjet e borës në vendin tonë, kompanitë e mirëmbajtjes verore dhe dimrore të kontraktuara nga MMPHI, kanë dalë në teren për pastrimin e borës në rrugët regjionale, nacionale dhe autoudhë.

    Ju lutemi që përgjatë kësaj kohe të vozisni me kujdesë të shtuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark