Ministria e Integrimit: Projektligji për FSK-në nuk cenon parimet e BE-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Integrimit: Projektligji për FSK-në nuk cenon parimet e BE-së

    Insajderi
    16 March 2017 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria për Integrim Evropian ka thënë se projektligji për transformimin e FSK-së i propozuar nga presidenti nuk e cenon parimet e drejtësisë së Bashkimit Evropian.

    “MIE ka dhënë opinionin ligjor se drafti i Projektligjit nr.05/L-156 për FSK, nuk i cenon parimet e së drejtës së BE-së’, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për Gazetën Metro.

    Tutje aty thuhet se ky vendim është kompetencë e brendshme e shteteve.

    “Kjo fushë është kompetencë e brendshme (sovrane) e vendeve anëtare të BE-së (në rastin e Kosovës është kompetencë e institucioneve tona dhe në pajtim me legjislacionin e vendit)”, thotë Ministria e Integrimit.

    Ndërkohë, për këtë projektligj është pajtuar edhe Ministria e FSK-së e cila ditë më parë theksoi se ky projektligj duhet ta krijojë ushtrinë. Tani ka mbetur edhe mendimi i Ministrisë së Financave, për t’i kompletuar opinionet e ministrive rreth krijimit të ushtrisë.

    Ndryshe, ky projektligj është dërguar në Kuvend nga presidenti Hashim Thaçi, i cili dokument më pas u proceduar në Qeveri për mendim.

    Për këtë nuk janë pajtuar NATO dhe Ambasada e Amerikës, duke kundërshtuar krijimin e ushtrisë në mënyrë të ‘njëanshme’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark