Ministria e Jashtme e Kenias: Kosovën e njohëm për t’i forcuar më tej raportet me shtetet e Ballkanit, Pacolli erdhi si emisar i Presidentes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Jashtme e Kenias: Kosovën e njohëm për t’i forcuar më tej raportet me shtetet e Ballkanit, Pacolli erdhi si emisar i Presidentes

    Insajderi
    26 March 2025 - 20:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Jashtme të Kenisë ka njoftuar se sot ky shtet ka njohur Kosovën në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombetare, integritetit territorial dhe për forcimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit.

    Në njoftimin e tyre në rrjetin X u bë e ditur se sot presidenti i Kenisë, William Ruto është takuar me Behgjet Pacollin, që shkoi atje si emisar special nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    “Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 u miratua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND)  në vitin 2010.  Kenia e ka njohur Kosovën në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, integritetit territorial dhe për forcimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit. 

    Në këtë kuadër, Presidenti William Ruto  sot u takua me të dërguarin e posaçëm të Presidentes së Kosovës, Behgjet Pacolli në State House Nairobi”, thuhet në njoftimin e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark