Ministria e Jashtme thotë se UNMIK-u është kthyer në instrument të Serbisë dhe Rusisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Jashtme thotë se UNMIK-u është kthyer në instrument të Serbisë dhe Rusisë

    Insajderi
    12 April 2017 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës vlerëson se roli i misionit të UNMIK-ut në Kosovës është i panevojshëm dhe ka kërkuar që ky mision të reduktohet, e më pas të largohet nga Kosova. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

    Dikasteri qeveritar që udhëhiqet nga Hoxhaj ka filluar një iniciativë për të reduktuar, e pastaj për të hequr UNMIK-un nga Kosova, mision ky që së fundi ka kërkuar që buxheti i tij të rritet për 8 për qind.

    Misioni civil i Këshillit të Sigurimit në Kosovë po konsiderohet i panevojshëm, edhe për faktin se në Kosovë vepron një mision ndërkombëtar, ai i EULEX-it, si dhe për sigurinë përkujdeset KFOR-i, duke mos lënë hapësirë për një mision tjetër të këtij lloji.

    Ministria e Jashtme ka vlerësuar se UNMIK-u është kthyer në një instrument të Serbisë dhe Rusisë, si dhe disa zyrtarë të tij, sidomos në pjesën veriore të Kosovës, janë përdorur për qëllime të tjera, dhe për këtë, Qeveria e Kosovës është e shqetësuar, shkruan Gazeta Metro.

    Krejt këto veprime që lidhen me misionin e UNMIK-ut në Kosovë, e kanë shtyrë Ministrinë e Jashtme që të ndërmarrë masa që ky organ ta përfundojë misionin në Kosovë.

    Edhe në Këshillin e Sigurimit, gjatë një mbledhje të mbajtur në muajin shkurt, u kërkua që misioni i OKB-së të reduktohet.

    Madje, përfaqësuesi amerikan në OKB kishte thënë që Kosova është tregim i suksesit dhe se nuk është më viti 1999, prandaj prania e këtij misioni ndërkombëtar në Kosovë është e panevojshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark