Ministria e Kulturës ndan 106 mijë euro për tri projekte në Gjilan - Insajderi
×
Kulturë

Ministria e Kulturës ndan 106 mijë euro për tri projekte në Gjilan

Insajderi
26 July 2017 - 11:15
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot tri memorandume bashkëpunimi me Komunën e Gjilanit.

Memorandumet e nënshkruara kanë për qëllim mbështetjen financiare për realizimin e projekteve “Renovimi i Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Llashticë” në vlerë prej 26 mijë euro, “Renovimi i Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Zhegër” në vlerë prej 50 mijë euro dhe “Renovimi i Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Përlepnicë” në vlerë prej 30 mijë euro.

Ministri Kujtim Shala gjatë takimit me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se këto investime që po bën MKRS-ja, realizohen me qëllim të përmbushjes së politikave të planifikuara të Qeverisë, për krijimin dhe përmirësimin e kushteve dhe hapësirave për artistët dhe njerëzit që merren me kulturë.

Ndërsa, kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri, është shprehur falënderues për përkrahjen e Minsitrisë së Kulturës dhënë Komunës së Gjilanit, duke ua mundësuar të interesuarve për kulturë të kenë hapësirat nevojshme për të kryer aktivitete të shumta në fushën e kulturës. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark