Ministria e Mbrojtjes e fshin reagimin partiak për lajmet për Liman Musliun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Mbrojtjes e fshin reagimin partiak për lajmet për Liman Musliun

    Insajderi
    13 November 2024 - 22:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Mbrojtjes e ka shlyer postimin, ku reagoi sikurse të ishte parti politike për ta sqaruar rastin e Liman Musliut, nëpunësit civil të FSK’së që vdiq duke punuar në ndërtim në vendin e punës.

    Në atë reagim Ministria e Mbrojtjes pretendonte se raportimet për tashmë të ndjerin Musliu u shfrytëzuan për “keqinformim të qytetarëve, me lajme të njanshme dhe qëllimkëqija”, shkruan Insajderi.

    Me rastin e vdekjes aksidentale dhe tragjike të shërbyesit civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, z.Liman Musliu, disa media në nguti shpërndanë lajme të mbushura me të pavërteta, që shkaktuan indinjatë tek qytetarët karshi FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes”, thuhej në reagim.

    Me këtë rast, këto media dhe portale shfrytëzuan rastin të akuzojnë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, për pagesa të ulëta të pjesëtarëve të FSK-së, e që gjoja sipas tyre, i ndjeri, z.Musliu, ka qenë i detyruar të punojë punë shtesë pas orarit, për të siguruar ekzistencën e tij dhe të familjes”.

    Gjithashtu, në disa raste tjera është aluduar se i ndjeri vdiq në vendin e punës, pa cekur se ku konkretisht, e që gjithashtu shkakton paqartësi lidhur me vendin se ku ka vdekur.  Këto media shfrytëzuan këtë fatkeqësi për keqinformim të qytetarëve, me lajme të njëanshme dhe qëllimkëqija”.

    Disa ditë pas vdekjes së tij, ministria ka njoftuar se tashmë i ndjeri ishte nëpunës civil në FSK (koeficient 5.2), përfitues i shtesave tranzitore, përfitues i pensionit invalidor të UÇK’së dhe pensionit të TMK’së.

    “FSK dhe MM nuk kanë asnjë kompetencë dhe asnjë ndalesë se si pjesëtari i FSK-së, apo zyrtari civil e kalon pjesën tjetër të ditës, pas orarit të rregullt të punës, apo fundjavat”, përfundonte njoftimi i ministrisë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark