100 euro gjobë për ata që ndezin goma për 1 maj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    100 euro gjobë për ata që ndezin goma për 1 maj

    Insajderi
    30 April 2016 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Mjedisit ka njoftuar qytetarët se do të përballen me gjoba në rast se ndezin goma në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve më 1 maj.

    Duke iu referuar ligjit, kjo ministri thotë se personi që djegë goma të automjeteve apo mbeturina të tjera prej goma në hapësira private a publike do të dënohet me 100 euro.

    Ndezja e gomave për 1 maj në Kosovë është një dukuri mjaft e shprehur.

    “Me 100 euro gjobë dënohet personi që djegë goma të automjeteve, ose mbeturina tjera prej gome, në hapësirat private, publike, në rrugë, ose natyrë. Djegë mbeturina të ndryshme prej letre në hapësirat publike, në rrugë, ose natyrë”.

    Kjo pasi që, siç vlerësohet, ndezja e gomave në mjedis të hapur, liron dyoksinën dhe materie tjera të rrezikshme, njofton ministria.

    “MMPH tërheq vërejtjen se dyoksina dhe oksidet e tjera që lirohen nga djegia e gomave dhe materieve tjera shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, si dëmtimin e organeve të frymëmarrjes, kancerin e mushkërive, dëmton lëkurën duke shkaktuar edhe shumë probleme të tjera shëndetësore”, thuhet ne njoftimin e ministrisë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark