Ministria e Mjedisit ndan 200 mijë euro për Komunën e Gracanicës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Mjedisit ndan 200 mijë euro për Komunën e Gracanicës

    Insajderi
    18 March 2016 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani ka vizituar sot Komunën e Graçanicës, me ç’rast ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, me kryetarin e kësaj Komune, Vladeta Kostiq.

    Qëllimi i marrëveshjes është realizimi i projektit “Rregullimi i Kanalizimit”. Shuma e ndarë nga Ministria për këtë projekt është 200 mijë euro.

    Ministri Agani ka theksuar që ky memorandum nënkupton një ndihmë financiare për rregullimin e sistemit të kanalizimit me theks të veçantë në ndërtimin e kolektorit të gypave që menaxhojnë ujërat e zeza.

    Ndërsa Vladeta Kostiq, Kryetar i Komunës së Gracanicës ka thënë që projekti i rregullimit të ujërave të zeza është një projekt i qëlluar dhe me shumë vlerë.

    “Projekti i rregullimit të ujërave të zeza është një projekt i qëlluar dhe me shumë vlerë për komunën e Graçanicës. Për mua është një prioritet që këtë muaj të fillojë punimet dhe tenderimin e këtyreve procedurave me kohë”, ka thënë Kostiq duke falendëruar Ministrin Agani për ndihmen.​/Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark