Ministria e Pecit paguan edhe për katër muaj qira për objektin e pashfrytëzuar- pati mundësi ta shkëpuste kontratën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Pecit paguan edhe për katër muaj qira për objektin e pashfrytëzuar- pati mundësi ta shkëpuste kontratën

    Insajderi
    15 June 2025 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Bujqësisë ka marrë përsipër ta paguajë qiranë edhe për katër muaj për hapësirat që shfrytëzoheshin nga Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë. Nga ai objekt kjo agjenci janë zhvendosur tash e katër muaj.

    Siç raporton Koha, ministria e Pecit do t’i paguajë edhe 27,300 euro deri më 31 gusht për zyrat që dikur shfrytëzoheshin nga AZHB’ja.

    Mediumi raporton se AZHB-ja, përkundër që ishte në dijeni se rinovimi i objektit, ku ndodhej AAK-ja, ishte paraparë që të përfundonte në fund të vitit të kaluar, nuk e ka shfrytëzuar mundësinë e shkëputjes së kontratës.

    “Për të siguruar vijimësi në ofrimin e shërbimeve dhe funksionimin normal të AZHB-së, është vlerësuar se do të kishte pasoja financiare dhe administrative të panevojshme,  nëse do të ndërpritej kontrata pa pasur hapësira të gatshme për zhvendosje. Pas përpjekjeve të shumta u arrit që zyrtarët e AZHB-së të zhvendosen në objektin në ‘Ulpianë’ dhe menjëherë kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm njoftues me qiramarrësin”, thuhet në përgjigjen e ministrisë për këtë medium.

    Ministria e Bujqësisë dhe AZHB-ja, që nga shtatori i 2019-s, kanë paguar rreth 4 milionë euro për shfrytëzim me qira të 6 kateve në ndërtesën “Ramiz Sadiku” në “Lakrishtë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark