Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me GIZ-in dhe Shoqatën e Tekstilit KAMA.
Kjo nënkupton që MPMS do të dërgojë për praktikë në punë së paku 360 punëkërkues në dhjetëra kompani që merren me përpunim të tekstilit.
“Praktika do të zgjasë 6 muaj, dhe pagesa për praktikantë do të ndahet proporcionalisht mes MPMS, GIZ dhe kompanive. Sipas përvojave të vitit të kaluar një pjese të madhe të praktikantëve pas periudhës 6-mujore i ofrohen kontrata të rregullta”, ka shkruan në facebook ministri Abrashi.
Ai ka ftuar të gjithë punëkërkuesit e interesuar dhe kompanitë, që nga nesër të aplikojnë për këtë mundësi.
“Gjatë javëve të ardhshme do të fillojmë programe të ngjashme edhe për sektorët e tjerë, si IT, drurit, metalit etj”, ka shtuar ai./Insajderi.com