Një tender prej 4 milionë eurove është hapur nga Ministria e e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Tenderi ka të bëjë për blerjen e grurit për nevojat e Rezervave Shtetërore.
Sipas të dhënave në dosjen e tenderit kjo ministri për sasinë e përafërt prej 13,300-13,333 tonë, ka ndarë 4 milionë euro.
Afati për dorëzimin e ofertave është 29.11.2024.
Kujtojmë se për skandalin e Rezervave Shtetërore kishte pasur bastisje e arrestime. Krejt kjo kishte ardhur pas publikimit të disa audio-incizimeve të cilat dëshmonin për një skandal të madh në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Në kohën e pandemisë, MINT kishte porositur me kontrata njëburimore disa mallra për rezervën shtetërore, megjithatë një sasi e madhe e tyre nuk kishte arritur. Fjala ishte për miell, sheqer e vaj.
“Furnizim me grurë për nevojat e Rezervave Shtetërore për vitin 2024” , transmeton indeksonline.