Ministria e Rozetës ua heq licencën edhe 15 bizneseve të reja, njofton cilat janë ato – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ministria e Rozetës ua heq licencën edhe 15 bizneseve të reja, njofton cilat janë ato

    Insajderi
    08 August 2023 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) ka shfuqizuar 15 certifikata të reja të bizneseve.

    Siç thuhet në komunikatën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, këto ceritfikata kishin përmbajtje anti-kushtetuese.

    “Këto 15 shoqëri tregtare, në dokumentacionin e pronarëve apo përfaqësuesve të autorizuar, kanë përmbajtje antikushtetuese si në vijim: “Pec, Republika Srbija“; “Pec, SRB“; “Gnjilane, Srbija”; “Pristina, Srbija”; “Djakovica, Republika Srbija,”; “Kosovska Mitrovica, Republika Srbija” etj”, thuhet në njoftim.

    “Shfuqizimi i certifikatave të shoqërive tregtare, që janë identifikuar me shkelje të njëjta apo të ngjashme, do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim”, vijon njoftimi.

    Lista e bizneseve që ministria e Rozeta Hajdarit ua ka pezulluar licencën:

    BOMEK SH.P.K.

    LENSIA SH.P.K. ( me emërtim te vjetër EPOXY SB- BODEN L.L.C )

    MAP SH.P.K.

    MTS D.O.O.

    NDERTIMI FI 6285 92 SH.A

    THE BUSINESS CLUB L.L.C

    LIRIAN CARS L.L.C

    BUS SOFTËARE SH.P.K

    GLOBOSOS SH.P.K

    AGENCY S&E SH.P.K

    DEVOLLI GROUP SH.P.K

    VITALAND LL.C

    BEYOND SH.P.K

    ELBA PARTNERS L.L.C

    PITE KATUNI SH.P.K


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark