
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk do të ketë ndryshime të mëdha në masat anti Covid 19, për shkak se procesi edukativo-arsimor sapo ka filluar dhe fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale është në fazën finale, shkruan Gazeta Insajderi.
MSH, në përgjegjien dërguar Gazetës Insajderi është shprehur se do të bëjë rishkimin e masave të bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së lidhur me situatën epidemiologjike, por që kërkohet një analizë e kujdesshme e situatës para marrjes së çfardo vendimi për ndryshim të masave.
“Ministria e Shëndetësisë në vazhdimësi bën rishikimin e masave bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së lidhur me situatën epidemiologjike dhe projeksionet e saj. Është e vërtetë që situata epidemiologjike këtyre ditëve është më e qetë, por është ende herët për të bërë ndryshime të mëdha në masa, duke pasuar parasysh që procesi edukativo -arsimor sapo ka filluar me kthimin fizik të nxënësve në shkolla dhe gjithashtu, gjatë kësaj kohe, ka edhe aktivitete që ndërlidhen me fushatën zgjedhore të cilat duhet monitoruar për sa i përket ndikimit që mund të kenë në situatën e përgjithshme epidemiologjike lidhur me COVID-19. Pra, kërkohet një monitorim dhe analizë e kujdesshme e situatës para marrjes së çfarëdo vendimi për ndryshim të masave” – thuhej në email.