Ministria e Shëndetësisë jep tender për ilaçe të dyshimta – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Shëndetësisë jep tender për ilaçe të dyshimta

    Insajderi
    10 October 2016 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania “Santefarm” e ka regjistruar ilaçin “Solu Medrol 40 mg” si formë farmaceutike “Solucion për injektim” derisa i njëjti produkt nuk është regjistruar në asnjë vend tjetër si solucion (tretje), por si pluhur injektimi. Përmes këtij dallimi ka arritur të fitojë tenderin mbi 160 mijë euro, të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, ndonëse kishte vërejtje paraprake nga OShP-ja.

    Loti i tenderit në vlerë mbi 160 mijë euro i është dhënë kompanisë “Santefarm” nga Prishtina, me pronar Milaim Abdullahun.

    Ky produkt është një pluhur steril dhe si i tillë është regjistruar në disa vende tjera të botës, duke përfshirë Kroacinë, Britaninë e Madhe, Irlandën./Zëri/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark