Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar një memorandum me Komunën e Podujevës për ndërtimin e një palestre sportive në vlerë prej 2.5 milion eurove.
Projekti i ndërtimit pritet të fillojë këtë vit kurse do të mbarojë në vitin 2019.
Ministri Kujtim Shala me rast ka thënë se MKRS-ja është duke punuar në shumë drejtime për të përmirësuar infrastrukturën sportive në vend, në mënyrë që sporti i Kosovës të ketë kushte më të volitshme për zhvillim dhe avancim, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Kulturës.
Në anën tjetër, kryetari i Podujevës tha se ky projekt është në funksion të interesave të qytetarëve të kësaj komune dhe veçmas të sportistëve, të cilët do të bëhen me palestër sportive moderne.