×
Analiza

Ministria e Sveçlës shpenzoi mbi 100 mijë euro për 20 serbë të organizatës që kërkoi të shpallej terroriste

Insajderi
26 June 2023 - 16:37
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Po kërkon që t’i shpallë organizatë terroriste, por pjesëtarët e “Mbrojtja Civile” vazhdojnë ende të marrin paga nga Ministria e Punëve të Brendshme që drejtohet nga Xhelal Sveçla. Madje, edhe pa shkuar në punë. Bëhet fjalë për 20 prej tyre.

Kjo u zbulua nga Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin vjetor për Ministrinë e Punëve të Brendshme për vitin 2022, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas auditorit, bazuar në vendimin e Qeverisë Nr.06/39 i dt. 22.07.2015, ish-MAP, ishte e obliguar t’i sistemoj 20 punonjës të komunitetit serb, pjesëtarë të strukturës ilegale të ashtuquajtur ‘’Mbrojtja civile’’.

Auditori ka zbuluar se ministria e Sveçlës ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 101 mijë euro e 474 euro, duke i paguar 20 zyrtarë serbë të cilët nuk kryejnë asnjë shërbim për këtë ministri.

“Buxheti i shpenzuar për pagat e tyre për vitin 2022 ishte 101,474€”.

Sipas konfirmimeve nga zyrtarët e ministrisë, këta të punësuar nuk kanë hapësira të përcaktuara të punës dhe nuk zhvillojnë asnjë aktivitet në ministri.

Pagesa të tilla po vazhdojnë të bëhen ndër vite përkundër që ZKA e ka paralajmëruar si shkelje, dhe ka kërkuar zgjidhje.

Ndërkohe, Ministria ende nuk ka arritur të ndërmerr masa konkrete në sistemimin, angazhimin dhe monitorimin e kësaj kategorie të të punësuarve, thonë nga auditori.

ZKA-ja ka rekomanduar ministrin Xhelal Sveçla që t’i sigurojë kushte zyrtarëve serbë në mënyrë që ata të vijojnë punën.

Ministri duhet të ndërmerr të gjitha veprimet për të siguruar krijimin e kushteve për vijueshmërinë e rregullt në punë të këtyre punonjësve, duke bërë monitorimin e vazhdueshëm siç parashihet me aktet ligjore“, thuhet në raport.

Sveçla i kërkoi Qeverisë që ta terroriste organizatën “Mbrotja Civile”

Dy ditë më parë ministri, Xhelal Sveçla ka njoftuar se do të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që të shpall organizata terroriste, organizatat “Mbrojtja Civile”, dhe “Severna Brigada”.

Kjo pas zhvillimeve të fundit në Mitrovicën e veriut. Sveçla në konferencën për media tha se nuk do të lejojnë që në veri të ketë destabilitet.

Ditëve në vijim unë do të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që organizata “Mbrojtja Civile” dhe Severna Brigada”, të shpallen organizata terroriste”, tha ai.

/Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark