Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, ka konfirmuar se ka arrestuar ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani.
Arrestimi i tij ka ndodhur për shkak që sic thuhet në njoftimin e tyre ‘ka pasur kërkesë zyrtare nga Serbia’.
47 vjeçari nga Ferizaj po vazhdon të mbahen në territorin e Maqedonisë së Veriut.
“Më datë 17.07.2024 në ora 16:00 në vendkalimin kufitar Jazhincë, gjatë rrugës për në vend, zyrtarët policorë i kanë hequr lirinë B.R (47) nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrolleve është konstatuar se në evidencën zyrtare ka pasur masë “arrest”, me kërkesë të Interpol Serbisë. I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SVR Tetovë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.