×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria serbe e Mbrojtjes fyen shqiptarët, duke iu referuar si “shiptarima”

    Insajderi
    02 October 2020 - 20:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria serbe e Mbrojtjes ka lëshuar një komunikatë përmes së cilës ka fyer shqiptarët duke iu referuar me termin ofendues “shiptarima”, fjalë kjo që citon ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin.

    Vulin filloi deklaratën e tij duke folur për “Shqipërinë e Madhe”, ku sipas tij, formimi i këtij “plani” është një katastrofë e madhe që kërcënon paqen në Ballkan.

    Ministri i Mbrojtjes pati akuza edhe ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe Bashkimit Evropian, ku sipas tij, këta të fundit po heshtin derisa “Shqipëria e Madhe” po formohet.

    Tutje, Vulin tha se vetëm serbët e bashkuar mund të ndalin “Shqipërinë e Madhe”, dhe porsa të bashkohen serbët, do të fillojë koha e paqes në Ballkan.

    “Ajo që u  jepni ‘shiptarimave’, nuk mund t’i ndalojë serbët”, ka përfunduar Vulin me fyerje.

    Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të Ministrise dhe deklaratën e Vulin:

    “Duke deklaruar se porti i Durrësit do të jetë Kosova, Edi Rama vazhdoi punën e tij për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Si çdo here edhe tash Bashkimi Evropian do të heshtë dhe nuk do të bëjë asgjë. “Ata nuk mund të bashkohen as në vendin e tyre”, kështu përsëritet e përsëritet gënjeshtra se “Shqipëria e Madhe” është një Shqipëri e natyrshme dhe se serbët e bashkuar në një shtet të vetëm, janë një kërcënim për paqen”, tha ministri Vulin, duke komentuar provokimet e reja të Edi Ramës.

    – “Shqipëria e Madhe” është një  katastrofë të madhe, thyerje dhe shkatërrimi të shteteve dhe kombeve në Ballkan. Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe”, dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të fillojë koha e paqes në Ballkan. Ajo që u jepni ‘shiptarimave’, nuk do t’i ndalojë serbët – tha Ministri Vulin

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark