Ministrja Dumoshi bën homazhe për Avni Mulën: I përjetshëm kujtimi për këtë mjeshtër brilant - Insajderi
×
Kulturë

Ministrja Dumoshi bën homazhe për Avni Mulën: I përjetshëm kujtimi për këtë mjeshtër brilant

Insajderi
30 October 2020 - 16:43
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrëmë (e enjte) u konfirmua lajmi se është shuar mjeshtri i madh i artit shqiptar.

Lajmi për ikjen e Mulës pikëlloi gjithë komunitetin artistik, ndërsa veprat e tij kanë lënë gjurmë në artin e kulturën shqiptare.

Sot, në Universitetin e Arteve në Tiranë janë mbajtur homazhe për kompozitorin e ndjerë, meqë rast ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Përmes një postimi në Facebook, Dumoshi u shpreh se ishte për homazhe në emër të Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Hoti.

“Me nderimin më të lartë për veprën e tij, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministrit Hoti, sot isha për homazhe në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolosit muzikor Avni Mula.

Kënga e tij qe frymëzim i atdhedashurisë ndër breza, përbashkim andej e këndej kufirit andaj humbja e tij është humbje për familjen dhe për artin në përgjithësi, kudo ku ka shqiptarë.

I përjetshëm kujtimi për këtë mjeshtër brilant!”, shkruan ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark