Ministrja e Brendshme tregon detaje për sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ministrja e Brendshme tregon detaje për sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani

    Insajderi
    22 December 2024 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser ka thënë se i dyshuari ishte “qartësisht armiqësor ideologjikisht ndaj Islamit”, pasi ajo ndau më shumë detaje mbi hetimin.

    Policia ka prioritet hetimin e detajeve të të kaluarës së tij, transmeton Telegrafi.

    “Hetimet nga autoritetet e sigurisë janë në ecje të plotë”, tha ajo.

    “Pikëpamjet dhe deklaratat e bëra nga i dyshuari do të analizohen, si dhe informacionet dhe procedurat që janë kryer nga autoritetet e ndryshme dhe gjyqësori. Atëherë është e rëndësishme të nxirren përfundimet e duhura nga kjo”, shtoi Faeser.

    Ajo tha se “çdo gur” po lëvizet nga autoritetet federale për ta zbardhur rastin.

    Sulmi ishte një sulm i “mizorisë dhe brutalitetit të jashtëzakonshëm” dhe “si një sulm terrorist islamik”, por i dyshuari sipas Faeser “ishte qartësisht armiqësor ideologjik ndaj Islamit”.

    “Detyra është të bashkohen të gjitha gjetjet që do të japin një pamje të këtij autori, i cili nuk përshtatet në asnjë formë të mëparshme” tha për fund ministrja gjermane


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark