Ministrja e dorëhequr avancon asistenten e saj në MASHT - DETAJE - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Ministrja e dorëhequr avancon asistenten e saj në MASHT – DETAJE

    Insajderi
    30 April 2025 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Arsimit, në detyrë, Arbërie Nagavci ka avancuar në pozitë asistenten e saj e cila ishte edhe aktiviste e VV-së. Besarta Haskaj-Balaj, që mbante pozitën asistente administrative në kabinetin e ministres, tashmë si duket do i duhet të zhvendoset.

    Gazeta Insajderi

    Besarta Haskaj-Balaj, asistente e Nagavcit është përzgjedhur për një konkurs pune po në këtë ministri.

    Gazeta Insajderi ka siguruar dokumentin që vërteton se asistentja e Nagavcit është avancuar.

    Ajo ka dal si kandidatja fituese më së shumti pikë të fituara.

    Besarta Haskaj-Balaj grumbulloi 91 pikë për pozitën “Zyrtar i Lartë për Mësimin Plotësues për Mërgatë“.

    Njësia e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, bazuar në paragrafin11 të nenit 39 të Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik, neni 11, paragrafi 2 dhe 3 të Rregullores (QRK) Nr.15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbim Civil, në fazën e vlerësimit përfundimtar në procedurën e konkursit me RN00016566, për pozitën Zyrtar i Lartë për Mësimin Plotësues për Mërgatë/ Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, pas procesit të testimit me shkrim dhe fazës së intervistimit me gojë, shpall kandidatin fitues me më shumë pikë të fituara: Emri dhe mbiemri: Besarta Haskaj-Balaj“, thuhet në dokumentin e siguruar nga Insajderi.

    Kush është Besarta Haskaj-Balaj?

    E përzgjedhura nga Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Besarta Balaj është asistente administrative.

    Të dhënat e saj dhe pozita janë bërë të ditura edhe web-faqen e MASHT.

    Por, e njëjta siç merr vesh Insajderi, ishte edhe aktiviste e VV-së.

    Ajo është edhe gruaja e aktivistit të VV-së, Egzon Balaj.

    Se Balaj është i përkushtuar ndaj partisë që ka tani pushtetin, e dëshmojnë edhe postimet e tij në rrjetin social “Facebook”.

    Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje edhe në MASHT para publikimit të shkrimit, por që nuk kanë kthyer përgjigje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark