Kosova mbetet në preambulën e Kushtetutës së Serbisë, deklaroi sot Ministrja e Drejtësisë Maja Popoviq, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
Duke folur për televizionin proqeveritar serbe “TV Përva”, Popoviq ka deklaruar se ndryshimet në Kushtetutë janë një nga aktivitetet më të rëndësishme në Planin e Veprimit për Kapitullin 23.
Ndryshimi i Kushtetutës në fushën e drejtësisë është më i rëndësishmi në fushën e sundimit të ligjit, ka thënë Popoviq dhe ka shtuar se sundimi i ligjit çon në një sistem ligjor ku ka siguri juridike.
“Kur keni një shtet në të cilin ka siguri ligjore, vijnë edhe investitorë të huaj, që do të thotë një hapje e konsiderueshme e vendeve të reja të punës për qytetarët, dhe kështu një rritje e standardit të tyre”, ka thënë Popoviq.
Ajo deklaroi se ndryshimet e propozuara në Kushtetutë parashikojnë që gjyqtarët dhe prokurorët të mos zgjidhen më nga parlamenti dhe shtoi se ata do të zgjidhen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Siç shpjegoi ajo, është planifikuar që të ketë pesë gjyqtarë dhe pesë juristë të shquar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, dhe katër juristë të shquar, katër prokurorë publikë, dmth. Zëvendës Prokurorët Publikë, Prokurori i Republikës dhe Ministri i Drejtësisë në Këshillin e Lartë të Prokurorët./Insajderi.org.