Fotoja dhe çmimi i rripit janë bërë virale në rrjet, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të jetë një replikë e markës së njohur italiane. Ndërkohë që jo më larg se dje kryeministri Edi Rama, në fillim të mbledhjes së parë të qeverisë në këtë mandat të tretë vuri theksin kodin etik që duhet të respektojnë ministrat, përfshirë ndalimin e udhëtimeve të luksit, dhuratat, apo përdorimi i makinës.
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka veshur në ditën e saj të betimit tek presidenti Ilir Meta, një rrip me çmim “të kripur”. Bëhet fjalë për një produkt të firmës “Salvatore Ferragamo”, i cili kushton jo më pak se 379 euro.
Fotoja dhe çmimi i rripit janë bërë virale në rrjet, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të jetë një replikë e markës së njohur italiane.
Ndërkohë që jo më larg se dje kryeministri Edi Rama, në fillim të mbledhjes së parë të qeverisë në këtë mandat të tretë vuri theksin kodin etik që duhet të respektojnë ministrat, përfshirë ndalimin e udhëtimeve të luksit, dhuratat, apo përdorimi i makinës.
Por në të njëjtën kohë, edhe vetë u pikas nga mediat duke udhëtuar me një makinë lukzoze, për të cilën Kryeministria bëri me dije se është e marrë me qera, po në asnjë moment nuk dha asnjë shifër sesa para dalin nga arka e taksapaguesëve shqiptarë.