Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, shprehet se Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë mes vete.
Në një postim në platformën X, ajo shkroi se sot në vendin tonë pati takime shumë të mira me ministren Donika Gërvalla, kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.
“Finlanda mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës. Stabiliteti në rajon është kyç. Për ne është prioritet dialogu Beograd-Prishtinë”, shkroi mes tjerash Valtonen.