Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.
Ministrja Gërvalla ka pritur në takim lamtumirës Amabasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott të cilin e falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm gjatë shërbimit të tij në Kosovë.
“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm gjatë shërbimit të tij në Kosovë”, është shprehur Gërvalla.
Më tej, ministrja Gërvalla ka vlerësuar lart rolin e Ambasadorit Abbott në thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe i uroi suksese në misionet e ardhshme të tij.
“Ministrja Gërvalla vlerësoi lart rolin e Ambasadorit Abbott në thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve dhe i uroi Ambasadorit suksese në misionet e tij të ardhshme”, ka theksuar ministrja. /Insajderi.org/
Postimi i plotë: