Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së tha se ashtu si ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, që foli në serbisht, edhe kjo ka kërkuar që të flasë në shqip.
Por, sipas Gërvallës, një gjë e tillë i është mohuar, teksa fjalimin e ka vazhduar në gjuhën angleze.
“Daçiq foli me gjuhë të popullit të vet, e jo në gjuhën angleze, siç bëjnë të gjithë. Edhe unë dua të flas në gjuhën shqipe, që është gjuha e popullit shumicë në Kosovë, por më është mohuar kjo e drejtë”, tha Gërvalla.
Ajo përmendi edhe postet që Daçiq e Vuçiq i kishin si bashkëpunëtorë të “Kasapi i Ballkanit” që është përgjegjës për luftërat serbe.