Një universitet në Gjermani ka vendosur se Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë mund ta mbajë doktoratën e saj, pavarësisht faktit se disa pjesë të temës së saj, të mbrojtur para 25 viteve, ishin konsideruar si plagjiaturë.
Presidenti i Shkollës së Mjekësisë në Hanover, Christopher Baum tha sot se një panel ka ardhë në përfundim se nuk ka pasur qëllime hileqare nga ana e ministres Ursula von der Leyen.
Ai tha se “po flasim për gabime, jo shkelje, dhe këtu qëndron dallimi vendimtar”. Ai shtoi se këto gabime nuk e vënë në pikëpyetje vlerën shkencore të temës së ministres.
Von der Leyen, e cila po udhëtonte sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka mohuar akuzat për plagjiaturë. /rel